Rreth Nesh

TRAFFIKS është një kompani me përvojë të dëshmuar në industrinë e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, në Kosovë dhe rajon. Që nga themelimi i saj, ajo është ndër kompanitë më të konsoliduara dhe më të besuara për zbatimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në vend. E themeluar në Prishtinë nga profesionistët e parë të kësaj fushe në Kosovë, të cilët kishin mbi 20+ vite përvojë paraprake, TRAFFIKS është ndërtuar mbi themelet e besueshmërisë, efikasitetit dhe përkushtimit ndaj cilësisë dhe sigurisë.

Misioni ynë

Të ofrojmë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme në infrastrukturën rrugore, duke e vënë sigurinë e qytetarëve në qendër të çdo projekti. Çdo zbatim i yni është i personalizuar për të reflektuar nevojat specifike të klientëve, gjithmonë me synimin për të tejkaluar pritshmëritë dhe për të krijuar vlera afatgjata.

Të ardhmen e shohim me vizion

TRAFFIKS nuk është thjesht një kompani – është një aktor kyç në ndërtimin e rrjeteve të sigurta rrugore që ndikojnë direkt në jetën e përditshme të qytetarëve. Me një infrastrukturë të fortë, kapacitete të avancuara logjistike dhe një ekip të përkushtuar profesionistësh, ne jemi të gatshëm të përballemi me sfidat e së ardhmes.

Shërbimet

Sinjalistikë Rrugore

Projektim, prodhim & montim, sinjalizim horizontal dhe vertikal.

Mirëmbajtje Infrastrukturore

Shërbime të rregullta sipas standardeve më të larta.

Sisteme Kufizuese & Mbrojtëse

Barriera sigurie për automjete dhe këmbësorë.

Transport

Menaxhim i projekteve dhe lëvizje komponentësh.

Përkushtim ndaj
Sigurisë dhe Cilësisë

Visar Muriqi është themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë TRAFFIKS, si dhe një figurë kyçe në sektorin e infrastrukturës, me kontribut të spikatur në themelimin e disa kompanive të sigurisë rrugore në Kosovë dhe më gjerë.
Me një karrierë mbi dydekadëshe, ai njihet si një ndër profesionistët që ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në ngritjen e standardeve të infrastrukturës dhe sigurisë rrugore në Kosovë.
I udhëhequr nga vizioni për zgjidhje bashkëkohore në menaxhimin e trafikut, Visar Muriqi themeloi TRAFFIKS me misionin për të sjellë inovacion dhe cilësi evropiane në treg. Nën drejtimin e tij, kompania është konsoliduar si një partner i besueshëm në projekte madhore infrastrukturore.
Nën udhëheqjen e tij, TRAFFIKS krenohet me bashkëpunime strategjike me liderë botërorë të industrisë, si: GEVEKO, NISSEN, HOFMANN (road marking systems), SWARCO, W-JET, 3 M, ORAFOL, AVERY DENNISON, GRACO etj. Këto partneritete kanë mundësuar sjelljen e teknologjive më të fundit dhe të standardeve ndërkombëtare të sigurisë rrugore në vendin tonë.
Për Visarin, siguria rrugore është më shumë se një biznes – ajo është një përgjegjësi sociale dhe një investim jetik për një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

Partnerët

Projektet

Standardet tona

Lajmet & Artikujt e Fundit

Kontakti